Tekniku francez është pa skuadër që nga koha kur u largua nga drejtimi i Realit të Madridit.
Ai është përfolur si trajner potencial i disa ekipeve në Evropë, por së fundmi legjenda franceze ishte i drejtpërdrejtë duke u shprehur se dëshiron të drejtojë në Serinë A.
“Si trajner kam marrë shumë nga Lipi dhe Ançeloti. Lipi ka qenë i pari që ka besuar te unë dhe më solli te Juventusi, jam bërë ai që jam falë tij. E ardhmja në Itali? Përse jo, mund të ndodhë gjithçka. Do të më pëlqente një ditë.”- tha Zidan gjatë prezantimit të një dokumentari biografik për Marçelo Lipin.
Zinedinë Zidane ishte pjesë e Juventusit si futbollist, ndërsa kulmin e karrierës si trajner e pati me Realin e Madridit ku arriti të fitonte Ligën e Kampioneve për tre sezone radhazi.