Fusha e mbetjeve të Inceneratorit të Elbasanit u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Re të mëdha tymi kanë mbuluar fushën dhe janë përhapur deri në lagjet periferike të qytetit. 

Përhapja e tymit dhe e erës së rëndë në ajër paraqet rrezik të lartë për shëndetin e banorëve në zonë, sidomos për ata që jetojnë afër fushës së mbetjeve. Autoritetet kanë dërguar menjëherë forcat zjarrfikëse në vendngjarje, të cilat punuan intensivisht për të vënë nën kontroll flakët dhe për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe tymit toksik.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *