Algjeria po përballet me zjarre të shumta dhe me të nxehtin përvëlues. Raportohet se 34 persona kanë humbur jetën nga zjarret dhe temperaturat e larta deri në 48 gradë.
Mijëra persona raportohen të plagosur, ndërsa mbi 7500 zjarrfikës po luftojnë me 97 vatra zjarresh që kanë përfshirë vendin.
Autoritetet po hetojnë nëse zjarret kanë qenë të qëllimshme, ndërkohë që mijëra banorë janë larguar nga zonat e rrezikuara nga përhapja e flakëve.