Kanali zyrtar i Eurovizionit ka publikuar listën e këngëve më të klikuara në YouTube për vitin 2024. Ndër to spikat “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, që renditet në vendin e 14, duke hyrë në mesin e këngëve më të ndjekura të vitit.

Kjo arritje është veçanërisht e rëndësishme pasi “Zjerm” u publikua në kanalin zyrtar të Eurovizionit vetëm pak ditë para ndërrimit të viteve. Brenda 12 ditësh, “Zjerm” ka grumbulluar mbi 585 mijë shikime, duke treguar interesin e madh për përfaqësuesen e Shqipërisë.

Shkodra Elektronike do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2025” dhe do të performojë e 11-ta në gjysmëfinalen e parë, që do të zhvillohet në Basel, Zvicër.

By Editor