Nga Elkier Bushkolaj
Sot Edi Rama në Prishtinë foli për gjyqin e ish-krerëve e UÇK në Hagë dhe bëri mirë, por në asnjë çast të vetëm nuk guxoi të artikulonte emrin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si kërcënimi më i madh për pavarësinë e Kosovës dhe të rajonit.
Kryeministri ynë vijon të këmbëngulë se sulmi në Ibër Lepenc, ishte një akt sabotazhi dhe jo një sulm terrorist, siç ishin sulmet që i morën jetën Afrim Bunjakut dhe Enver Zymberit.
Boll me justifikimin se heshtja për bashkimin kombëtar është çmimi që duhet të paguajnë shqiptarët për integrimin pasi integrimi është peng i korrupsionit dhe vrasjes pavarësisë së sistemit drejtësisë.
Prishtina Zyrtare ndan nga buxheti i saj 4 milionë euro për shqiptarët jashtë kufijve të Kosovës, ndërsa Tirana Zyrtare që porosit vazo 4 milionë euroshe për zbukurim tek Kryeministria, mjaftohet vetëm me ftesa për shqiptarët jashtë kufijve për samitet e diasporës.
Sa më shumë janë shtuar takimet e përbashkëta të dy qeverive, aq më shumë janë larguar shqiptarët e dy anëve të kufirit