Nga Elkier Bushkolaj

Serbia ka ndërmarrë një akt terrorist në veri të Kosovës duke vendosur një sasi prej 15 kg tritol në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, me objektiv për të dëmtuar infrastrukturën ujore dhe energjitike të Kosovës. 

Ky sulm terrorist mbi infrastrukturën jetike të Shtetit Kosovës është një akt lufte në zemër të Evropës. 

Reagimi i Tiranës Zyrtare edhe pse erdhi pas Listës Serbe kryefjalë kishte dialogun. 

Kryeministri ynë, kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s kur flet për konfliktet në Ukrainë apo Palestinë thekson se me terroristët nuk negociohet por shqiptarëve të Kosovës u kërkon që me terroristët serbë të dialogojnë.

Sikur ato miliona euro të shpenzimeve të paradës kombëtare të Tiranës në 28 Nëntor t’i jepnit donacion për FSK-në do ishit më dinjitoz.

By Editor