Sigfrido Ranuçi tha gjatë një interviste për “Syri TV” se kryeministri Edi Rama po ushtron presion ndaj drejtuesve të RAI 3 për të ndalur transmetimin e pjesës së mbetur të investigimit lidhur me marrëveshjen për kampet e refugjatëve në Shqipëri. 

Zv. drejtori i RAI-t theksoi se telefonata e Ramës me drejtuesin e televizionit Italian dhe reagimi i tij në rrjetet sociale janë forma presioni, mirëpo ai nuk  ndikohet prej tyre. 

Ranuçi shtoi se emisioni do të vijojë transmetimin e pjesës tjetër të reportazhit që hedh hije të forta dyshimi se pas paktit Rama-Meloni fshihen interesa të errëta të botës së krimit dhe trafiqeve. 

“Këtë duhet ta them qartësisht. Nuk është një sulm ndaj popullit shqiptar, që sipas meje është shumë i afërt me ne. Absolutisht nuk duhet të përgjithësojmë. Është një transmetim shumë kritik, por ne nuk duam të përgjithësojmë. Ne kemi folur për çështje me emra dhe mbiemra. Kur ka përgjegjësi penale, ka emra dhe mbiemra. Nuk është sulm për popullin shqiptar, për Shqipërinë. Fakti që është përdorur Rama dhe Shqipëria për të sulmuar Melonin nuk është aspak i vërtetë. Sikurse nuk e keni parë, as nga ana e qeverisë italiane, as nga qeveria shqiptare, nuk kemi pasur fatin që të bashkëbisedojmë me ta dhe të sqarojmë faktet. Unë i adhuroj gjyshet. Gjithmonë kam shkuar mirë me gjyshet e mia. Respekt që ka përmendur gjyshen Rama, por ky mendim i gjyshes nuk mund të perceptohet si presion. Unë nuk e marr si presion. Mendoj se Rama i ka thënë ato gjëra në interesin ekskluziv të Shqipërisë, për të krijuar tensione mbi shtypin e lirë të një vendi tjetër se kjo do ishte e rëndë po ta bënte. Ndërkohë Rama me gjithë respektin duhet të dijë se nëse “Report” zotëron informacione që janë në interesin publik të këtij vendi, por edhe të shqiptarëve si popull, Rama mund të mbështetet në kontributin e “Report”, në kuptimin që në një program që do vazhdojë të bëjë punën e vet, do ishte një gjest i bukur nga ana e Ramës nëse do pranonte të bënte intervistën me ne.” – deklaroi gazetari Italian.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *