Zvicra e luan në Novi Sad të Serbisë ndeshjen ndaj Bjellorusisë për kualifikueset e Euro 2024.
Predrag Mihajlovic, kryeredaktor i një portali të njohur sportiv në Serbi, këshilloi Granit Xhakën të mos dalë në qytet.
Sipas tij, Xhaka dhe Shaqiri shihen si provokatorë në Serbi pasi festimet e tyre në fitoret e arritura ndaj serbëve janë interpretuar si provokime politike.
“Njerëzit i shohin ende Xhakën dhe Shaqirin si persona që i provokojnë lojtarët serbë. Xhaka dhe Shaqiri nuk janë veç futbollistë, por janë parë edhe si figura politike pasi tashmë i kanë shfaqur bindjet e tyre politike. Natyrisht se ai (Xhaka) nuk është i mirëpritur këtu dhe s’duhet të dalë në qytet. Sidoqoftë, për çdo rast, policia serbe do të jetë e gatshme.” – tha gazetari serb.