Në hollin e Teatrit Migjeni në Shkodër iu dha lamtumira e fundit Zef Dedës, që ndërroi jetë dje pas një sëmundje të rëndë.

Të pranishëm në homazhe ishin dhe ish-kolegë të Dedës, mes tyre dhe Zyliha Miloti. 

Ajo tha e përlotur për TV Klan se nuk e priste vdekjen e Zef Dedës pasi ai ishte shumë energjik dhe pozitiv duke sfiduar sëmundjen. Ajo shtoi se jeta e Dedës kishte qenë e vështirë pasi ishte rritur jetim dhe me vuajtje.

“Zefi ka pasur babin piktor, skenarist në Teatrin “Migjeni”. Zefi ka qenë 5 vjeç kur e ka puthur skenën e Teatrit “Migjeni”. Zefi ka qenë alegria e estradës, “Benjamini” siç i thojnë në Shkodër. Ai krijonte atmosferë para se të fillonte shfaqja. Bënte zhurmë, kërkonte, krijonte atmosferë të bukur për ne. Ka qenë i shkathët, i mirë i dashur. Janë rritur jetim 3 fëmijë sepse babai i ka vdekur shumë i ri. Kanë vuajtur shumë në jetë të shkretit.” – tha Miloti.  

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *