Kristjan Asllani ka gjetur destinacionin e ri jashtë Italisë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare do të veshë fanellën e Beshiktashit, pas arritjes së marrëveshjes mes klubit turk dhe Interit. Huazimi përfshin të drejtën e blerjes dhe pagën e Asllanit për pjesën e mbetur të sezonit do ta mbulojë Beshiktashi.

Fabricio Romano ka bërë me dije se Asllani pritet të udhëtojë drejt Stambollit gjatë ditës së sotme. Në qershor, klubi turk mund të aktivizojë opsionin e blerjes, duke paguar 12-13 milionë euro. Ky transferim vjen pas periudhës së huazimit të Asllanit te Torino në pjesën e parë të sezonit dhe shihet si surprizë, pasi mesfushori më parë ishte shprehur kundër largimeve jashtë Italisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *