Klubi nga Liverpuli ka njoftuar se Armando Broja u mor në huazim nga Çelsi për një sezon. Në marrëveshja nuk ka detyrim blerje në fund të sezonit, por opsion për blerje në varësi të paraqitjeve të 22-vjeçarit.
Armando Broja ishte shumë afër kalimit te Ipsuiç, por vizitat mjekësore nuk shkuan sipas pritshmërive dhe marrëveshja dështoi.
Armando Broja pret të gjejë hapësirat e kërkuara në radhët e Evertonit pasi te Çelsi nuk kishte vend për të në planet e teknikut Enzo Mareska.