Lajmin e konfirmoi Departamenti i Komunikimit në FSHF ku nënvizohet se kapiteni Berat Gjimshiti nuk do të jetë pjesë e ekipit në përballjet me Çekinë në Pragë dhe Gjeorgjinë në Tbilisi.

Stafi mjekësor i Atalantës konfirmoi dëmtimin e Gjimshitit në ndeshjen ndaj Shaktar Donetsk ku  mbrojtësi la fushën në përfundim të pjesës së parë. 

Stafi mjekësor i kombëtares mësoi nga homologët italianë se përfshirja e kapitenit në këto dy përballje do të rrezikonte seriozisht përsëritjen e dëmtimit. 

Ai duhet të riaftësohet me kohë të plotë për t’u rikthyer në gjendjen e duhur fizike. 

Silvinjo nuk do të thërrasë një tjetër lojtar në mungesë të kapitenit pasi zgjedhjet në prapavijë janë të shumta.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *