Granit Xhaka do të vijojë karrierën në Premier Ligën angleze. Mesfushori me origjinë shqiptare ka arritur marrëveshje për t’u transferuar te Sandërlandi, pas një akordi mes klubit anglez dhe Bajer Leverkusenit.

Sipas burimeve zyrtare, në arkat e klubit gjerman do të përfundojnë 20 milionë euro, ndërsa Xhaka do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare, që do ta mbajë në “Stadiumi i Dritës” deri në vitin 2027.

Pas një sezoni të shkëlqyer me Bajer Leverkusenin, ku ishte ndër liderët e ekipit që fitoi titullin kampion në Bundesligë, Xhaka kthehet në Angli, aty ku më parë ka mbajtur veshur fanellën e Arsenalit për disa vite me radhë.

Ky transferim pritet të sjellë eksperiencën dhe liderin që i mungonte Sandërlandit në mesin e fushës, teksa skuadra synon rikthimin e madh në elitën e futbollit anglez.

By Editor