Kreu i Komitetit për Politikë të Jashtme në Senatin Amerikan, Robert Menendez kritikoi zyrtarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet lidhur me propozimin për formimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Menendez është i mendimit se vetëm njohja reciproke sjell paqen afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo ndarja me Asosacione një-etnike.
Menendez shtoi se ai do të organizonte një seancë në komitetin që drejton në Senat lidhur me këtê çështje.
“U shqetësova kur lexova shkrimin e fundit dhe komentet e Cholletit mbi Kosovën. Kjo nuk duhet të jetë politika e jashtme e SHBA-ve referuar Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor. Ne na duhet paqe afatgjatë dhe ajo nuk mund të arrihet në vendime të gabuara. Paqja afatgjatë vjen vetëm me njohje reciproke.”- tha Menendez.