Zv-kryeministri i Ukrainës, Mikailo Fedorov deklaroi se vendi i tij ka stërvitur 10.000 ushtarë për drejtimin e dronëve në luftën ndaj sulmit të Rusisë.

Sipas tij, “Ushtria e Dronëve” ka pasur dhe do vijojë të ketë një rol përcaktues në fatet e luftës në terren.

“Momentalisht kemi përfunduar pjesën e parë të projektit, atë të stërvitjes së pilotëve. Gjatë kësaj periudhe kemi stërvitur 10.000 ushtarë.”- tha Fedorov.

Së fundmi Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm të dështuar me dron ndaj selisë së Kremlinit, ndërkohë që Kievi deklaroi se droni i nisur drejt Kremlinit kishte humbur kontrollin duke mohuar një sulm të paramenduar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *