Duke nisur nga 1 prilli çdo kompani e liçensuar për lojërat e fatit mund të aplikojnë për ushtrimin e aktivitetit në vendin tonë.
Do të jepen gjithsej 10 licensa për ushtrimin e këtij aktiviteti i cili do të mbikqyret nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit.
Lejohen të aplikojnë për licensë vetëm ato kompani që kanë ushtruar aktivitet në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet.
Për të aplikuar kompania duhet të ketë kapital themeltar 40 milionë lekë, ndërkohë tarifa e licencimit për ushtrimin e këtij aktiviteti është 400 milionë lekë.
Qeveria planifikon të mbledhë 2 miliardë lekë të ardhura në vit nga rihapja e basteve sportive, para të cilat do të derdhen në një fond të posaçëm për zhvillimin e sportit.
Pavarësisht ndalimit me ligj të basteve sportive në vitin 2019, ato kanë ushtruar aktivitet ilegal në mënyrë të pandërprerë, kryesisht përmes formave online.