Efektivë shqiptarë që shërbejnë në radhët e policisë amerikanë ndërmorën një fushatë për të ndihmuar familjen e Afrim Bunjakut, policit të Kosovës që mbeti i vrarë nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Bajnskë të Zveçanit.

Shuma e grumbulluar ishte 60 mijë dollarë dhe shkoi për Shoqatën Amerikane Shqiptare të Zbatimit të Ligjit në SHBA, nëpërmjet GoFundMe.

Kjo e fundit ia dorëzoi shumën drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në një ceremoni të zhvilluar në Konsullatën e Kosovës në Shtetet e Bashkuara.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *