Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punët e Brëndshme, Anita Hiper me anë të një deklarate sqaroi se një shtet i vetëm nuk mund të bllokojë vendimmarrjen e unionit për heqjen e vizave me Kosovën, vendim i cili  është marrë që në prill të këtij viti.

Kjo deklaratë vjen si përgjigje ndaj pohimeve të presidentit francez, Emanuel Makron i cili deklaroi nga Tirana se vendi i tij do të pezullojë vendimin për lëvizjen e lirë të shtetasve nga Kosova.

“Ne jemi në kontakt me të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Euopian dhe nuk bëjmë komente mbi komentet. Në prill 2023, Parlamenti Europian dhe Këshilli adoptuan rregulloren 2023/850 të (BE), duke u hequr mbajtësve të Pasaportës së Kosovës, regjimin e vizave. Liberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës do të hyjë në fuqi në 1 janar të vitit 2024. Do t u lejojë qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë në hapësirën e Bashkimit Europian pa viza për 90 ditë në çdo periudhë kohore prej 18 ditësh.

Komisioni ka vlerësuar që nga korriku 2018 se Kosova i përmbush të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Kosova ka punuar vazhdimisht për të përmbushur standardet. Shtete të veçanta anëtare nuk mund të vendosin të pezullojnë një regjim pa viza. Rregullat në lidhje me dhënien, pezullimin ose përfundimin e përjashtimeve të vizave janë plotësisht të harmonizuara në nivel të BE-së dhe kërkojnë vendime në nivel të BE-së.”- thuhet në deklaratën e zëdhënëses së Komisionit Europian për Punët e Brendshme, Anita Hiper.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *