Drejtuesja e Komisionit për Politikë të Jashtme në parlamentin britanik, Alisia Kërns po qëndron në Kosovë ku pati takime me autoritetet e larta shtetërore.
Duke folur sërish për sulmin e 24 shtatorit në Bajnskë ajo sqaroi se një shtet perëndimor ka nisur një hetim lidhur me rastin, por emri i shtetit nuk mund të bëhej publik.
“Me sa kam kuptuar njëri prej shteteve të jashtme është duke bërë vetë një hetim dhe kjo do të bëhet publike, natyrisht Qeveria e Kosovës është duke e zhvilluar hetimin e vet po ashtu. Kosova do të shohë drejtësi, do t’i shohë njerëzit në gjyq, si dhe ata që i kanë mbijetuar sulmit, ata që kanë humbur por edhe ata që kanë qenë dëshmitarë e meritojnë ditën në gjyq.”- u shpreh ajo.