Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç shkëmbyen replika në seancën e raportimit për Kosovën në OKB.

Në fjalën e saj, Osmani u tha të pranishmëve se Serbia synoi të aneksonte një pjesë të territorit të Kosovës me sulmin e 24 shtatorit në Bajnskë. Osmani shtoi se aneksimi i veriut të Kosovës vijon të mbetet synim për Serbinë, por ai nuk do të arrihet kurrë.

“Ne duam paqe dhe Serbia e dëshmoi më 24 shtator se do luftë. Por, ne nuk do ta lejojmë të ndodhë kjo.” – tha Osmani.

Presidentja e Kosovës po ashtu theksoi se sulmi në Bajnskë synonte destabilizimin e krejt rajonit, gjë e cila i shërben dhe interesave të Rusisë për të zgjeruar zonat e konfliktit.

Ndërkaq, kryeministrja e Serbisë tha në fjalën e saj se Osmanit nuk duhet t’i jepej fjala pasi Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe se presidentja e Kosovës gjatë fjalës së saj u mor me kishën serbe dhe jo me shtetin e Serbisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *