Nga Agim Morina

Sot janë vra edhe 700 palestinezë në Rrypin e Gazës. Kjo luftë e ndytë e Benjamin Netanyahut do të njihet në histori si lufta e një super-armate kundër fëmijëve. 

Nga rreth 6 mijë të vramë brenda rreth dy javësh, që nga 7 tetori e deri sot, rreth 2300 janë fëmijë palestinezë, dmth. ma shumë se një e treta e numrit të përgjithshëm, kryesisht civilë. Kjo asht katastrofë humanitare, shkelje e të gjitha ligjeve ndërkombëtare të luftës. Kjo shumë, proporcionalisht, kish me i ra si me i vra 700 mijë amerikanë dhe 145 mijë britanikë. 

Me këtë Netanyahu dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë futë veten në listën e kriminelëve të luftës dhe një ditë do të duhej me u gjyku për këto krime të pashembullta. Nëse nuk ndodh kjo, Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës do të  duhej m’ia vu drynin.

E ardhmja e bashkëjetesës izraelito-palestineze kurrë nuk ka qenë ma larg. Asht keq, sepse brezat e ardhshëm palestinezë kurrë nuk kanë me mujtë me i harru këto tmerre. 

Dhe, natyrisht, derisa fëmijët palestinezë po vriten si qen, Perëndia atje nalt ndër re asht tue ba seri, tue shti rruza në pe. Po kqyr nëse Ali Bungu e Mehmet Cungu po marrin tahret me dorë të majtë apo me dorë të djathtë. 

Lufta e Tretë Botërore për fëmijët palestinezë ka nisë tashma. Në Gazë, para syve të gjithë botës, bashkë me njerëzit, po vritet njerëzorja.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *