Autoritetet izraelite të mbrojtjes njoftuan se mbrëmjen e djeshme tanket izraelite u futën në veriun e Gazës me synim pushtimin e plotë të territoreve të kontrolluara nga Hamasi palestinez.
Sulmi tokësor u parapri nga një tjetër fushatë intensive bombardimesh mbi Rripin e Gazës në kohën kur Benjamin Netanjahu e përshkroi këtë fushatë tokësore si betejë për jetë a vdekje për Izraelin.
Nga ana tjetër, ministria palestineze e Shëndetësisë flet për një katastrofë të vërtetë në Gaza.
Mijëra civilë të vrarë të cilët autoritetet po detyrohen t’i varrosin në varreza masive, ndërkohë që vendi ndodhet nën rrethimin e ushtrisë izraelite, pa energji elektrike dhe në kushte emergjence humanitare për nevoja bazike si ushqime dhe ujë dhe barna mjekësore.
Vladimir Putin paralajmëroi se futja e trupave izraelite në Gaza mund të shkaktojë përshkallëzimin e konfliktit përtej Lindjes së Mesme.
Ndihmat humanitare për Gazën mbeten me pikatore pasi fuqitë e mëdha kanë dallime të theksuara në qëndrimet e tyre rreth luftës mes Izraelit dhe Hamasit