Takimet veç e veç të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit me krerët evropianë të BE-së nuk prodhuan sërish një marrëveshje të nënshkruar mes palëve. 

Refuzimi për firmë ka ardhur sërish nga ana e presidentit të Serbisë, ndërkohë që kryeministri i Kosovës e pranoi planin për Marrëveshje Bazike dhe ishte i gatshëm të firmoste.

Në takimet me kancelarin gjerman, Olaf Sholz, presidentin francez, Emanuel Makron dhe kryeministren italiane, Xhorxhia Meloni u diskutua mbi nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura më parë në Bruksel dhe në Ohër, marrëveshje të cilat Aleksandër Vuçiçi nuk duket i gatshëm t’i pranojë.

Duke folur për mediat pas takimit, ai tha se për Serbinë nuk mund të ketë një marrëveshje që lejon anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe që njeh tërësine e saj territoriale aktuale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *