Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan tha gjatë një konference familjare në Ankara se vendi i tij nuk do të legjitimoje ekzistencën e komunitetit LGBT. 

Ai theksoi se kjo kategori sipas tij janë materiale satanike dhe nuk mund të kenë vend në një shoqëri si ajo turke.

Erdogan shtoi se homoseksualiteti është kërcënimi më i madh global për strukturën e familjes në kohët e sotme dhe se Turqia nuk do të lejojë axhenda të tilla në territorin e saj.

“Kur e shikojmë çështjen e familjes, duhet ta shikojmë çështjen më gjerë dhe jo si një strukturë e thjeshtë e prindërve dhe fëmijëve. Ne duhet të jemi vigjilentë ndaj përpjekjeve që do të dobësojnë strukturën e fortë familjare të kombit mysliman turk. Qasja jonë si shtet është në këtë drejtim. Nuk ka asnjë koncept si ai i LGBTQI në partinë tonë. Le ta lëmë konceptin LGBTQI të jetë materiali i një aleance satanike. Nuk e kemi në parimet tona, sepse familja është një strukturë e shenjtë për ne. Kërcënimet ndaj institucionit të familjes nuk kufizohen vetëm me atë që kemi parashikuar. Kërcënimi më i madh në kohët e fundit është politika e mungesës së gjinisë, e promovuar nga komunitetet globale të pushtetit. Qëllimi i lëvizjeve perverse është institucioni i familjes. Ajo që është më e keqja është se kjo është bërë një imponim global. Jemi përballë një tiranije globale ku kritikat heshtin, disidentëve u mohohet e drejta për jetë, disidentët shtypen ekonomikisht dhe politikisht dhe një grusht pakicash përpiqen të skllavërojnë miliarda njerëz. Është detyra jonë të mbrojmë familjen nga rreziqet që shkojnë përtej fëmijëve tanë. Turqia nuk do të përkulet para këtyre imponimeve. Ne nuk do t’i lëmë fëmijët tanë në duart e këtyre perversëve. Ne kemi një popullsi prej 85 milionë banorësh, por duam edhe më shumë.” – tha presidenti turk.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *