Nga Agim Morina
Kryeredaktorja e portalit në serbisht «Kossev» (shkurt për “Kosovski sever” dmth. “veriu i Kosovës”), Tatjana Lazarevici, tha se tash, për herë të parë, në veriun e Kosovës munden me u ble prodhime nga Shqipëria dhe nuk ka prodhime vetëm nga Serbia, qysh ka pasë ma parë. Dhe kjo, thotë ajo, i ban qytetarët “mos me u ndi mirë”.
A po ndëgjoni shqiptarë? As në veriun e Kosovës serbët as nuk kanë shitë dhe – tash kur kanë – nuk blejnë prodhime joserbe, aq ma pak nga Shqipëria, që bash kurrgja nuk ka ba kundër këtyne serbëve.
Kaq për atdhetarizmin.
Lufta ma e lehtë, ma e vogël dhe ma e randësishme që mundet me ba çdo shqiptar, çdo ditë, asht mos me ble prodhime serbe. Ky asht grushti ma i madh që mundet m’ia ba çdo qytetar Serbisë klerofashiste të Vucicit. Mos i jepni pare Serbisë me prodhu plumba kundër jush, mos i jepni pare me pagu trajnimin dhe armatosjen e terroristëve serbë dhe të armatës serbe!