Autoritetet e mbrojtjes izraelite përmes një deklarate për shtyp pohuan se kanë arritur të vrasin kreun e komandës ajrore të Hamasit që drejtoi sulmet ndaj Izraelit më 7 tetor. 

Në njoftim po ashtu thuhet se mbi 150 objektiva të Hamaksit u goditën në Gaza në mbrëmjes e së premtes gjatë një fushate intensive bombardimesh. Objektivat e goditur janë kryesisht tunele nëntokësore dhe ndërtesa që përdoren nga Hamasi.

Sakaq, autoritetet e shëndetësisë palestineze flasin për mbi 7000 të vrarë që nga nisja e sulmit të Izraelit, ndërkohë që situata humanitare vijon të jetë e rëndë.

Ushtria izraelite ka zgjeruar hartën e sulmit tokësor në territoret palestineze, ndërkohë që banorët vendas janë të izoluar, pa ushqime, energji elektrike dhe pa internet.

OKB-ja kërkoi sërish armëpushim mes dy palëve me synim krijimin e një koridori të zgjeruar ndihmash humanitare për Rripin e Gazës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *