E përditshmja austriake “Der Standard” i kushtoi një arttikull të veçantë shpërdorimit të fondeve të BE-së në rajonin e Ballkanit.
Në rastin e Shqipërisë, artikulli e vendos theksin në fondet e IPARD-it për bujqësinë.
Artikulli evidenton se në rastin e Shqipërise fondet shkuan për subjekte të cilat nuk ushtrojnë aktivitet bujqësor.
Konkretisht, referohet se 81 subjekte përfituan në mënyrë të paligjshme përmes deklarimeve të rreme dhe ryshfetit.
“Der Standard” shton se prokuroria shqiptare ka nisur një hetim për rastin dhe se kryeministri Edi Rama në shtator largoi nga detyra ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifca pas ndërperjes së fondeve nga BE-ja.