Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha gjatë një interviste për RTK-në se nevojitet një shtensionim i shpejtë në raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Ai theksoi se Shqipëria duhet të shohë Serbinë me sytë e Kosovës, ndërsa kjo e fundit duhet të shohë te Shqipëria derën e parë ku duhet të trokasë.
“Ne duhet ta shohim Serbinë përmes syve të Kosovës. Fakti që them, do të thotë se ka vend për përmirësim në këtë pikë. Sikundër që Kosova duhet ta shohë Tiranën, Shqipërinë, si derën e parë ku troket për të marrë një opinion apo për të marrë një ide. As e para e as e dyta nuk ka ndodhur. Fakti që nuk ka ndodhur as e para, as e dyta do të thotë që ka nevojë për kapilarizim shumë më të madh të këtij raporti, ka nevojë për shtensionim të raporteve ndërqeveritare”, deklaroi Bushati, derisa shtoi se marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë të shkëlqyera, sepse jemi degë të një trungu.” – tha Bushati.