Seanca e sotme plenare nisi dhe u mbyll me tensione mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. 

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ndezi dhe hodhi tymuese në ulëset e kabinetit qeveritar, ndërkohë që tha se opozita po persekutohej me praktika antiligjore duke i mohuar dhe të drejten për ngritjen e komisioneve parlamentare.

Deputetët e opozitës përmbysën karriget në sallë dhe ky veprim solli përplasje fizike mes deputetëve Edmond Spaho dhe Xhemal Qefalia.

Deputeti i PS-së, Erion Braçe u tha gazetarëve pas daljes nga seanca se opozita po sillej si milici fashiste dhe se e gjithë kjo situatë është skenar për të mbrojtur interesat e Sali Berishës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *