Izraeli e mori përgjegjësinë për sulmin mbi një spital në Gaza ku mbetën të vrarë mbi 500 civilë dhe u plagosën me mijëra të tjerë.
Drejtuesi i OKB-së, Antonio Gutierez u shpreh se ndihej i tmerruar nga ky sulm dhe kërkoi sërish armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hamasit.
Thirrje për armëpushim pati dhe nga Antoni Blinken i cili pritet të vizitojë sërish Izraelin.
Sekretari amerikan i Shtetit ka kërkuar krijimin e një korridori humanitar në Gaza, por Izraeli ka refuzuar çdo armëpushim të mundshëm.
Kryeministri Benjamin Netanjahu u shpreh se pa lirimin e pengjeve izraelite nga Hamasi nuk mund të flitet për armëpushim.