Ish-drejtuesi i Agjensisë së Inteligjencës në Serbi, Aleksandër Vulin deklaroi për Pink se ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i tij pas një takimi të zhvilluar me presidentin e vendit, Aleksandër Vuçiç. 

Vulin shtoi se nuk ka një konflikt mes tij dhe presidentit dhe se dorëheqjen po e jepte për të mos sakrifikuar Serbinë për interesin e tij personal.

‘Nuk ka asnjë konflikt mes meje dhe presidentit Vuçiç, përkundrazi, jam mirënjohës që kam mundur të drejtoj BIA-n, një vit nuk kam dalë në publik, sepse drejtori i BIA-s nuk mund dhe nuk duhet ta bëjë këtë. Që në ditën e parë të emërimit tim filluan presionet mbi mua si kryetar i BIA-s. Unë vendosa të jap dorëheqjen, jo presidenti Vuçiç.” – tha Vulin.

Ish-shefi i BIA-s theksoi po ashtu se protestat e opozitës në Serbi janë organizuar nga shtetet perëndimore me synimin për të rrëzuar nga pushteti Aleksandër Vuçiçin. Vulin mohoi zërat se ai është njeri i besuar i Kremlinit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *