Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci tha gjatë një interviste televizive se në TV1 se në inventarin e strukturës që ai drejton është parashikuar dhe pajisja me 4 helikopterë luftarakë.
Ai theksoi se këta helikopterë do të jenë një ndihmë e madhe për FSK-në, ndërkohë që ardhja e tyre pritet brenda një kohe të shkurtër.
Maqedonci foli dhe për mundësinë që FSK-ja të pajiset me tanke duke nënvizuar se për momentin prioritet është krijimi i strukturave të duhura mbrojtëse, ndërkohë që tanket janë mjete sulmuese. Ai nuk e përjshtoi mundësinë që të ardhmen të shqyrtohet dhe mundësia e blerjes së tankeve.