Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Milan Radojçiç vijon të jetë aktiv në Serbi,madje ai po riorganizon strukturën e tij paramilitare në Rashkë.

Kurti foli për një mbledhje të datës 10 nëntor në Rashkë ku i pranishëm ishte dhe Radojçiç me pjesëtarë të Listës Serbe. 

“Ata që janë në listë të rrogave janë kushtëzuar me to, ndërkaq për të tjerë janë ofruar vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore. Millan Radoçiç, pas sulmit terrorist të kryer në veri, u lirua brenda ditës që të vazhdonte veprimtarinë e tij paramilitare e terroriste në shërbim të politikës shtetërore të Serbisë kundër Kosovës.” – tha ai.

Kurti nënvizi se mosdalja e EULEX,-it, KFOR-it dhe BE-së me një raport zyrtar për sulmin e 24 shtatorit në Bajnskë, vetëm sa e inkurajon Serbinë për sulme të tjera në të ardhmen.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *