Kroacia u kundërpërgjigj ndaj dëbimit të një diplomati të saj nga Serbia duke reaguar me dëbimin e një dplomati serb nga Zagrebi.
Krahas problemeve me Kroacinë, Serbia po ballafaqohet dhe me reagimin e Sllovenisë e cila kundërshton Zoran Gjorgjeviçin si ambasador në Lubjanë.
Zyrtarët sllovenë nuk pranojnë të japin shpjegime për rastin.
Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë nuk komenton procedurat për dhënien e aprovimit/pëlqimit për shefat e misioneve diplomatike në Republikën e Sllovenisë – njoftoi ministria.
Ky refuzim i Sllovenisë po konsiderohet si skandal nga Beogradi zyrtar.