Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pezullon ligjin që detyron stdentët e mjekësisë të qëndrojnë në Shqipëri 5 vjet pas përfundimit të studimeve. 

 Ai shtoi se kjo metodë e ndjekur me studentët e mjekësisë do të ndiqet dhe në universitete të tjera.

“Unë nuk i diskutoj vendimet e gjykatave, por edhe pezullimi që i bëri GJK kërkesës absurde të studentëve është absurd. Është absurd dhe po e diskutoj sepse është pezullim. Shkolla e magjistraturës e ka kusht, mund të hysh por nuk merr dot diplomën po nuk punove 5 vjet si magjistrat. Është një nga shkollat më të mira të Shqipërisë. Fakti është që nuk është shkelur asnjë e drejtë kushtetuese dhe nuk është vënë në diskutim. Ne këtë sistem do ta zgjerojmë. Në arsimin publik që e kemi shumë të favorshëm dhe jo aq larg kërkesave të Europës, do ta zgjerojmë. Ose është varianti tjetër që i kemi dhënë studentëve, do të ikësh që nesër dhe t’i kthesh kurrizin këtij vendi? Do paguash një tarifë tjetër, do paguash atë që kushton. Është më pak se në Gjermani por prapë do paguash. Nëse do këtë tarifën tjetër do rrish maksimumi 5 vite. Dhe 5 vite është për ata që hyjnë në vit të parë. Këta që i kapi rrugës 2-3 vjet do rrinë.” – tha Rama.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *