E goditur nga sanksionet pas nisjes së sulmit ndaj Ukrainës, Rusia vendosi para pak muajsh që blerësit e gazit të saj duhet të paguanin atë me rubla – monedhën zyrtare ruse. Kjo kërkesë e Vladimir Putin u refuzua nga perëndimi, përfshirë dhe vendet e BE-së. Këto të fundit shpallen nisma për shkëputjen nga varësia e gazit rus e cila aktualisht plotëson 40% të nevojave të
përgjithme për vendet e BE-së.
Refuzimit për të mos e paguar gazin rus me rubla nuk i është bashkuar Turqia e cila ka vendosur që një pjesë të gazit të importuar ta paguajë pikërisht me monedhën zyrtare ruse. Ministri turk i Energjisë, Fatih Domnez, gjatë një interviste për TRT, pranoi se Turqia në muajt në vazhdim do të shtojë pagesat me rubla për të siguruar nga Moska sasinë e nevojshme të gazit për nevojat e tyre të brendshme. Domnez theksoi po ashtu se roli i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan në kofliktin mes Rusisë dhe Ukrainës duhet vlerësuar pozitivisht pasi ai ka arritur të ruajë ekuilibrat mes dy palëve duke mbrojtur kështu në mënyrën më të mirë interesat e shtetit që ai drejton.
Gatishmërinë për blerjen e gazit rus me rubla, presidenti turk Erdogan, e pati shprehur që në muajn shtator në samitin e Soçit ku ai pati një takim me Vladimir Putin.