Nga Saimir Kadiu

 64 vjet më parë u shua ne moshën 37-vjeçare, “Princi” i kinemasë dhe i teatrit francez Gerard Philipe. 

 Gjatë jetës së tij të shkurtër ai interpretoi 34 filma (disa prej tyre shumë popullore edhe për publikun shqiptar si : “Fanfan Tulipan”, “Aventurat e Til Ulenshpigel”, “Manovrat e Mëdha”, “Manastiri i Parmës)”. 

Filma të tjerë të rëndlsishëm mbeten: “La Ronde (1950)”, “Le Rouge et le Noir (1954)”, “The Lovers of Montparnasse(1957)”, “The House of Lovers (1957)”, “Les Liaisons dangereuses (1959)”.

Partnerët e tij në filmat që ai luajti ishin aktoret më të njohura dhe me të bukura të kinemase evropiane të kohës si: Gina Lollobrigida, Brigitte Bardot, Anouk Aimee, Jeane Moreau, Danielle Darieux, Michele Morgan, Micheline Presle, Lili Palmer, Maria Casares, Marina Vlady, Simone Signoret, Danielle Delorme, Sylvia Montfor, Jacqueline Joubert, Renee Faure, Suzanne Flon, Françoise Spira, Germaine Montéro, Christiane Minazolli, Simone Valère, Maria Felix, Michèle Cordoue,Nicole Berger, Annete Stroyberg, Jeanne Valerie, etj.

Gérard Philipe lindi n Cannes, France, me 4 dhjetor 1922. Debuton me filmin “Les Petites du quai aux fleurs (1943)”.

Megjithëse ishte biri i një kolaboracionisti gjatë luftës së dytë botërore, Gerard Philipe mori pjesë në çlirimin e Parisit dhe më pas u bë edhe anëtar aktiv i Partisë Komuniste Franceze.

Aktori i madh i roleve romantike duhet të vdiste i ri që teëmbetej një legjendë…..

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *