Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në administratat e presidentevë amerikanë, Nikson dhe Ford ndërroi jetë në moshën 100-vjeçare. 

Henri Kisinger mbylli sytë të mërkurën, ndërsa homazhet për nder të tij kanë nisur. 

Ish-presidenti, Xhorxh W. Bush e cilësoi Kisingerin si gjeni të mendimit politik amerikan. 

Figura kontroverse e Kisingerit ka qenë gjithmonë objekt debatesh. 

Shumë amerikanë e cilësuan atë si strategun më të madh në politikën e jashtme të vendit të tyre, ndërsa shumë të tjerë e akuzuan si kriminel lufte me argumentin se mbështeti regjimet diktatoriale në Amerikën Latine dhe Lindjen dhe në disa vende të tjera të cilat kryen krime kundër njerëzimit. 

Së fundmi Kisinger ngjalli sërish polemika të mëdha. Pak ditë pas nisjes së luftës në Ukrainë ai deklaroi se lufta do të përfundojë vetëm kur Ukraina të pranojë lëshime territoriale ndaj Rusisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *