Harun Hondozi është nxënës i klasë së 5-të të shkollës “Dardania” në Prishtinë.
Ai mori vendin e parë në konkursin e matematiës të zhvilluar në Dubai mes 2000 konkurentëve nga 42 vende të botës.
Honzodi konkuroi në nivelin e pestë duke u shpallur fitues.
Shkolla “Dardania” reagoi me anë të një postimi në fejsbuk duke shprehur vlerësime dhe njëkohësisht krenari për arritjen e Hondozit.
“Se në shkollën tonë është duke u bërë një punë e madhe në arritjen e rezultateve të parapara kjo po dëshmohet edhe në garat ndërkombëtare ku nxënësit tanë po tregojnë rezultate të larta.
Në garat ndërkombëtare në Dubai, nën organizimin e Akademisë Brainobrain International 2023, në kuadër te Brainobrain Kosova, Harun Hondozi nxënës i klasës IV/5 të shkollës Dardania mori pjesë duke garuar në nivelin e 5- të, dhe fitoi vendin e parë në këtë kategori duke u shpallur kampion në kategorinë e tij, në një konkurrencë të lartë, duke i sfiduar pjesëtarët e 42 vendeve të ndryshme të botës, afër 2000 pjesëmarrës.
Krenohemi me aftësitë e shumta që fëmijtë tanë po i tregojnë kudo në botë”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle..” – theksohet në postim.