Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë seancën lidhur me kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar në krye të bashkisë së Himarës.
Në fjalën e tij gjatë seancës, Beleri u shpreh se ai po persekutohej politikisht dhe se prej 7 muajsh Himara dejtohet nga humbësi i zgjedhjeve dhe jo nga fituesi i tyre.
Avokati i Belerit, Edmond Demo ironizoi trupin gjykues pas seancës duke deklaruar se ndoshta ata po presin vdekjen e Belerit ose të tyren për të dhënë një vendim.
E pranishme në seancë ishte dhe ambasadorja e Greqisë në vendin tonë.