Mirush Kabashi mbylli sytë në moshën 75-vjeçare duke lënë pas një karrierë shumë të pasur. Ai lindi në Shkodër në vitin 1948, ndërsa pjesën më të madhe të jetës jetoi në Durrës. Origjina e familjes së tij ishte nga Gjakova. 

Lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të njohur e publikuan familjarët e tij me anë të një postimi në fejsbuk. 

Mirush Kabashi spikati në teatër, ku pa diskutim roli i tij më i njohur mbetet ai në apologjinë e Sokratit. 

Mirush Kabashi do të mbahet mend për rolet e tij në shumë filma si:

* Kronikë provinciale (2009)

* Ne dhe Lenini (2008)

* Nata (1998)

* Edhe ashtu edhe kështu (1989)…. Babai i Almës

 Binarët (film) (1987)

* Telefoni i një mëngjesi (1987)….Kujtimi

* Zëvendësi i grave (1987)……… Lisimak Voci

* Nxënësit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi

* Kohë e largët (1983) ………Asketi Lithan

* Dora e ngrohtë (1983) ………Brahushi

* Shoqja nga fshati (1980) ………Nasi (dajua i Tirkes)

* Një ndodhi në port (1980) ……….Calamani

* Gëzhoja e Vjetër (1980) ………Bake

* Radiostacioni (1979) ……Një nga teknikët e Radios

* Koncert në vitin 1936 (1978)… Toger Shazivari

* Zani partizani (1976) (TV)….Partizan-vëlla i Zanit

* Emblema e dikurshme (1976)….Venia

Mirush Kabashit i janë dhënë titujt “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *