Zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi po vlerësohen si garë për jetë a vdekje për të ardhmen politike të Aleksandër Vuçiçit. 

Presidenti serb ka nisur një fushatë intensive me tone të ngritura ultranacionaliste me synimin e vetëm për marrjen e shumicës absolute pas datës së zgjedhjeve. 

Opozita, disa nga mediat dhe analistët në Serbi kanë lëshuar kritika të ashpra ndaj gjuhës politike dhe axhendës së kreut aktual të vendit. Rrjetet sociale, faqet e para të mediave opozitare dhe profilet e kundërshtarëve të tij nga radhët e shoqërisë civile po mbushen me imazhet e Vuçiçit që krahasohet me diktatorin nazist, Adolf Hitler. 

Kundërshtarët e Vuçiçit e akuzojnë atë se përditë e më shumë po flet me gjuhën e Hitlerit dhe po shkon drejt paranojës së tij për pushtet dhe diktat absolut.

Sipas tyre, kjo qasje e kreut të Serbisë është mjaft e rrezikshme për të ardhmen e vendit, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve të mos e votëbesojnë në zgjedhje. 

Të shumtë janë zërat në Beograd që e akuzojnë presidentin aktual se po planifikon të nisë një luftë të re në Kosovë pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit. 

Për kritikët, Vuçiç synon shumicën absolute në zgjedhje për të asgjësuar përfundimisht opozitën, ndërsa ky pushtet do t’i mundësonte nisjen e një lufte të re në Kosovë e cila do të vijë si urdhër nga Vladimir Putinit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *