Aktivistja shqiptare në Pazarin e Ri, Amina Nuraj ka publikuar një dokument të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës sipas të cilit në vitin 1913 Sanxhaku banohej në shumicë nga shqiptarët.

Sipas dokumentit, atë vit në Sanxhak jetonin  28.829 shqiptarë, 16.336 boshnjakë dhe 9.425 serbë. 

Sot, shqiptarët e Sanxhakut janë asimiluar në masë nga politikat e hegjemonizmit serb, ndërsa në fillimin e këtij muaji shqiptarët e kësaj zone hapën Zyrën për Këshillim Kombëtar. 

Kjo zyrë synon mbështetjen financiare dhe organizimin e aktivitete për ruajtjen e identitetit shqiptar dhe kultivimin e gjuhës shqipe.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *