Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është kallëzuar  në SPAK nga Dritan Goxhaj. 

Ish-pjesëtari i UÇK-së e akuzon Manjën se firmosi për ekstradimin e tij në Hagë në përgjigje të kërkesës së Gjykatës Speciale duke shpërdoruar detyrën pasi drejtësia e rrëzoi kërkesën për ekstradimn e tij.

Kallëzimi i plotë

“Në rastin konkret z. Ulsi Manja në detyrën e ministrit jo vetëm që pranon një letër porosi pa u përcjellë praktika e ardhur për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës me nënshkrimin përkatës të titullarit të saj, por pamvarësisht eksperiencës së tij të mëparshme  ligjore si prokuror i Prokurorisë së Shtetit, pranon një kërkesë për ekstradim drejt Mbretërisë së Vendeve të Ulëta Hollandë, i vetëdijshëm që Shteti Shqiptar nuk ka asnjë marëveshje ekstradimi me shtetin e Hollandës.

Gjithashtu ministri dhe ministria që ai drejton duket qartësisht se i kanë studiuar të gjitha aktet e ardhura pranë kësaj ministrie nga ana e Dhomave të Specializuara për rastin në fjalë. Këtë fakt e vërteton data që mban dokumenti i titulluar Notë Verbale Ref: NV2023/0026 i marrë në dorëzim nga ministria më datë 23.06.2023 dhe kjo ministri ka njoftuar dhe ja ka kaluar aktet Prokurorisë së Përgjithshme me datë 26.06.2023 me anë të  shkresës Nr.830/1 Prot.

Gjatë kësaj kqyrje të akteve nga ana e tyre edhe pse e kanë vënë re që bëhet fjalë për një kërkesë qartësisht politike dhe të jashtëligjshme për ligjet e shtetit shqiptar, pasi në atë këkrkesë në faqen 1 të saj në pikën A “Veprat Penale dhe paraqitje e shkurtër e fakteve “ shkruhet se “ me anë të një postimi të bërë më datë 1 janar 2023 në faqen e tijë të Facebook nëpërmjet një shkrimi që mban emrin e tijë”,  fakt kjo që tregon qartësisht se kërkesa për arrestim dhe ekstradim bëhët për shkak  se unë kamë shfrytëzuar të lirinë e shprehjes e garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe të Drejtat Themelore.

Gjithashtu po në këto akte të disponuara nga ministri dhe ministria, shkruhet e zeza në të bardhë në dokumentin me titull “Fletëarrestim për Z.Dritan Goxhaj” ku në pikën B të saj me titull “Domosdoshmëria e Arrestimit” në faqen numër 3 të këtij fletëarresti në pikën 3/iii shkruan

 “U ka bërë thirrje të tjerëve për të mbrojtur UÇK-në”.

Kjo përcakton qartësisht se qëllimi i kësaj kërkese për ekstradim është tërësisht politik.

Ulsi Manja  i vetëdijshëm totalisht se kjo kërkesë e ardhur tek ai direkt është në shkelje të ligjeve të Shtetit Shqiptar dhe  Konventës Europiane Për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, sërish i ka dhënë zor duke u nxituar për të realizuar këtë ekstradim  edhe pse ka pasur të gjitha mundësitë  kohore dhe ligjore që të mos rrëshkiste drejt kryerjes së veprës penale Shpërdorim Detyre me anë të praninit të kësaj kërkese dhe dhënies rrugë të ndihmës juridike”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *