Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dolën sërish në protestë duke kërkuar trajtim më të mirë financiar. Në proteste mori pjesë dhe Sindikata e Policisë së Kosovës.
Ndër kërkesat kryesore ishte rishikimi i shtesave të rrezikshmërisë prej 150 eurosh që qeveria miratoi pak javë më parë.
Sipas organizatorëve, kjo shtesë nuk i përgjigjet rendimentit dhe rrezikshmërisë me të cilën efektivët ballalfaqohen në punën e tyre.
Kjo është protesta e dytë që pjesëtarët e Njësisë Speciale zhvillojnë para godinës së Qeverisë së Kosovës pas asaj të zhvilluar në datën 1 nëntor.