Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja u paraqit sot sërish në SPAK për t’u pyetur lidhur me hetimet që  po kryhen për koncensionin e sterilizimit. 

Beqja u paraqit në organin e akuzës në orën 9 dhe pyetja e tij zgjati për disa orë. 

Ilir Beqja është marrë i pandehur në çështjen e sterilizmit me kërkesë të GJKKO-së, ndërsa akuzohet se favorizoi shtetasin, Ilir Rrapaj si fitues të paracaktuar të koncensionit të sterilizimit i cili ka një kosto shumë të lartë për buxhetin e shtetit. 

Kujtojmë se Beqjës i është ndaluar dalja jashtë vendit pa lejen e gjykatës dhe i është sekuestruar edhe pasaporta.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *