Parlamenti i Kosovës kaloi në lexim të dytë projektligjin për themelimin e Fondit Sovran.
62 deputetë votuan në favor të projektligjit i cili propozon modele të reja në menaxhimin e aseteve publike, nxitjes së konkurencës dhe investimeve, luftimit të korrupsionit dhe nxitjes së punësimit. Fondi Sovran do të marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës. Fondi do të ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit, PTK-së. Opozita e ka kundërshtuar krijimin e këtij mekanizmi me pretendimin se do të sjellë rrënim ekonomik pasi është një model i provuar si dështim. Po ashtu, subjektet opozitare pohojnë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuesë për të kërkuar rrëzimin e këtij vendimi.