Presidenti i Shqiperisë, Bajram Begaj u ka drejtuar një mesazh shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke u kërkuar të marrin pjesë në votimet për zgjedhjet që mbahen nesër në Serbi.
Kreu i shtetit kërkoi nga shqiptarët që të votojnë për interesat e tyre duke u dhënë besim përfaqësueve të këtyre interesave.
“Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc!
Zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin tuaj politik dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja.
Vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve tuaj mund ta arrini këtë.
Duke shpresuar në një proces sa më demokratik, ju inkurajoj të merrni pjesë në votime e të zgjidhni kandidatët tuaj të preferuar që do t’ju përfaqësojnë në Parlamentin e ardhshëm.” – shkruan Begaj.