Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve për Maturën Shtetërore të vitit 2024.
Provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet në datën 3 qershor, ndërsa ai i Gjuhë-Letërsisë shqipe në datën 10 qershor.
Matematika do të jepet më 18 qershor, ndërsa sipari mbyllet më 24 qershor me provimin e lëndëve me zgjedhje.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu njoftoi se ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit shpërndarja e testeve për provimet e Maturës Shtetërore do të fillojë që në muajin janar.
“Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në muajin Janar-2024.” -shkruan Manastirliu.