Nga Arbër Zaimi

  1. Lajçaku që nga njëra anë thotë se statuti për asociacionin duhet të jetë dokument i brendshëm i Kosovës e jo marrëveshje ndërkombëtare me Serbinë, por nga ana tjetër thotë edhe se për draftimin e atij statuti të propozuar janë konsultuar gjerë e gjatë me ekspertë nga Serbia.

Pse duhet të pyeten ekspertët nga shteti fqinjë, Serbia për një dokument të brendshëm të Kosovës, kur Kosova mund të pyesë përfaqësues të komuniteteve të saj të brendshme, si Nenad Rashiqin?

  1. Lumiri që nga njëra anë thotë se Kosova nuk duhet të jetë shtet i përkohshëm, a nga ana tjetër këmbëngul njësoj si paraardhësit e tij Isa e Dulla, që asociacioni të bëhet sa më shpejt.

A ka gjë që e dobëson dhe ia rrit “përkohshmërinë” Kosovës, më shumë se pranimi i kërkesave të Serbisë, siç është asociacioni?

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *